Protetika
Protetika rindërton dhëmbët e dëmtuar dhe zëvendëson ata të humbur, që të përtypni, flisni dhe qeshni përsëri pa shqetësim.
Zgjedhja e zëvendësimit varet nga numri dhe gjendja e dhëmbëve, kafshimi dhe dëshirat tuaja. Kurora mbron dhe rindërton një dhëmb të dobësuar, ura zëvendëson një ose më shumë dhëmbë të humbur, ndërsa proteza një numër më të madh dhëmbësh. Çdo zëvendësim përshtatet me ngjyrën dhe formën e dhëmbëve tuaj.
Informacionet në këtë faqe janë të karakterit të përgjithshëm. Për zgjidhjen më të mirë për ju vendoset pas kontrollit dhe bisedës me stomatologun.
Çfarë mund të prisni
- 01
Kontrolli
Vlerësim i gjendjes së dhëmbëve, mishrave dhe kafshimit.
- 02
Përgatitja
Përgatitja e dhëmbëve dhe marrja e masës ose e skanimit digjital.
- 03
Punimi
Punimi i zëvendësimit në bashkëpunim me laboratorin dentar.
- 04
Dorëzimi
Prova, përshtatja e imët dhe udhëzimet për mirëmbajtje.
Cili është dallimi mes kurorës dhe fasetës?
Faseta mbulon sipërfaqen e përparme të dhëmbit dhe përdoret kryesisht për arsye estetike. Kurora përfshin të gjithë dhëmbin dhe përdoret kur dhëmbi është dëmtuar më ndjeshëm.
Sa vizita nevojiten?
Zakonisht dy deri në tri, varësisht nga lloji i zëvendësimit. Numrin e saktë do ta mësoni pas kontrollit.
Si mirëmbahen kurorat dhe urat?
Si dhëmbët natyralë: me larje të rregullt, pastrim të hapësirave ndërdhëmbore dhe kontrolle periodike.